PSP: Pa ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve jemi të pafuqishëm



Me mos miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, po rëndohet puna e Prokurorisë Speciale Publike, thuan nga PSP, pas seancës së sotme në Parlament ku shumica parlamentare nuk i përkrahu ndryshimet e Ligjit për PSP, transmeton TetovaSot.
“Mos miratimi i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve do ta rëndoje punën tonë. Pa atë ligj ne bëhemi të pafuqishëm që të punojmë pas disa lëndëve”, thuan nga PSP-ja.
Në seancën e sotme plenare të Parlamentit, miratimin e ndryshimeve në Ligjin për PSP me procedurë të shkurtuar i përkrahën 36 deputet, përderisa 54 deputet votuan kundër.
Për ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve votuan 42 deputet, ndërsa 52 deputet ishin kundër. Me këtë Parlamenti nuk i miratoi propozimet për ndryshimet në këto dy ligje.