PTHP me letër të hapur kundër PSP-së



Prokuroria Publike Themelore e Shkupit (PTHP), sot i ka dërguar letër të hapur, prokurores speciale, Katica Janeva, me të cilën, ashtu siç thonë, duan që ta shprehin pakënaqësinë e tyre nga puna e saj dhe nga “jo-profesionaliteti i turpshëm”, me të cilat siç theksohet në letër, Janeva e paskësha dëmtuar profesionin e prokurores.
“Nga MPB kemi qenë të njoftuar se nga ana e personave zyrtar nga MPB-ja, dy persona janë parë se si me veturë janë duke kryer ndjekjen dhe incizimin e personave dhe objekteve. Për shkak të vërtetimit të identitetit dhe legjitimit të njëjtëve një person zyrtar e ka ndërprerë veturën pas së cilës njëri prej personave që ka qenë duke incizuar ia ka dhënë vrapit.
Legjitimimi i dy personave ka pasur për qëllim vërtetimin e identitetit dhe autorizimeve për procedurat që i kanë ndërmarr.
Ndjekja e personave të dyshuar dhe incizimi i objekteve të personave të dyshuar mund që të kryhet vetëm me urdhër gjyqësor me procedura të posaçme hetuese, ndërsa në rastin konkret një urdhër i tillë gjyqësor nuk është dhënë.
Prej më shumë se njëzet minutave personat kanë refuzuar që të legjitimohen dhe identifikohen , pas së cilës është njoftuar qendra për komunikime në MPB.
Pastaj në vendngjarje ka ardhur një polic i uniformuar nga Stacioni Policor në Qendër, dhe me kërkesë të tij dy personat të paraqiten në stacionin policor, ku vet vullnetarisht janë nisur për në Stacionin Policor “, thuhet ndërmjet tjerash në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike
Ata në letër thonë se Janeva, në paraqitjen e fundit në publik, ka gënjyer në lidhje me mënyrën me të cilën lëndët të cilat dalin nga bisedat e përgjuara, i ka bërë për vete dhe se për to, PTHP, për to nuk ka bërë asgjë.
PTHP, gjithashtu thotë se Janeva nuk i respekton standardet juridike dhe as kodeksin e prokurorëve publik.
“Prokuroria ka për detyrë t’i ndjekë krimet, sipas ligjeve dhe standardeve profesionale. Ne dhe ju duhet t’i respektojmë ligjet dhe institucionet pasi që në duart tona janë fatet e njerëzve dhe jo të krijojmë klimë të mosrespektit të ligjeve dhe të bëjmë fushata politike, publikisht të gjykojmë njerëz dhe të shpallim fajtor dikë pa aktgjykim. Ne të gjithë jemi pjesë e sistemit gjyqësor, në të cilën mes tjerave, nuk fle. Të rikujtojmë “Jeto me nderë, mos i lëndo të tjerët, çdokujt jepja atë që i takon”, thuhet në letrën e hapur të Prokurorisë Themelore