Publikohen pamjet kur urdhërohet prerja e kokës së burrit që nga ISIS po akuzohej për “magjistar” (Foto,+16)
Mediat e huaja kanë publikuar momentin kur një burrë me mjekër i ISIS-it barbar urdhëroi prerjen e kokës së një të burgosuri të moshuar, pasi ai akuzohej se ishte një magjistar.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ekstremisti shihet duke përdorur një mikrofon për të lexuar akuzat, në një shesh të qytetit pranë Damaskut në Siri.
Një tjetër foto tregon një pensionist me sytë të lidhur – i akuzuar për të qenë një “magjistar” – duke u mbajtur i kërrusur mbi një dru të trashë, nga fanatikë të tjerë.
Ka qenë një turmë e burrave dhe djemve që kanë shikuar ngjarjen, ku një xhelat i ka prerë kokën atij.
Po sipas medieve të huaja, fotot janë publikuar nga ISIS në një raport të quajtur “Zbatimi i ligjit të Allahut në praninë e myslimanëve”.
Një foto e tretë e publikuar në raportin në fjalë thuhet se tregon kufomën e njeriut me kokën e prerë të vendosur mbi trupin e tij.


