Publikohen qindra dosje të “UDBA-s”


Policia e fshehtë e ish-Jugosllavisë ka ndjekur me mijëra politikanë, artistë, gazetarë mjekë dhe qytetarë të thjeshtë gjatë 45 viteve të sistemit monist. Një pjesë e këtyre dosjeve ndodhen në Arkivin e Maqedonisë dhe do të publikohen në disa vëllime – informon Zhurnal.

Drejtori i Arkivit, Filip Petrovski tha se edicioni paraqet dëshmi për një kohë në të cilën ka qenë e ndaluar secili mendim përparimtar që ka nuk korresponduar me pikëpamjet e elitave në pushtet.
“Ka gjithsej 13.000 faqe në të cilat përmes raporteve të paautorizuara të policisë sekrete është përshkruar gjithçka që ka ndodhur në Maqedoni nga vitit 1945 deri në vitin 2000. Në këtë edicion ne nuk pohojmë se dikush ka qenë bashkëpunëtor apo viktimë. Në një sistem i cili përdorur metoda johumane është e vështirë që njeriu ti rezistojë presionit në mënyrë që të shpëtojë veten. Ka edhe raste kur UDB ka dyshuar se persona të caktuar që janë pajtuar të bashkëpunojnë e kanë bërë të njëjtën në mënyrë që të japin informacione dhe drejtime të gabuara. Nuk është punë e jonë të komentojmë, këtë do ta bëjë shkenca e historisë”, tha Petrovski.
Petrovski vuri në dukje se këto faqe janë tani në dispozicion të publikut, dhe në këtë mënyrë janë të mbrojtura nga zhdukja.
Ky edicion botimesh i cili është i përbërë nga 16 libra në nëntë vëllime të titulluara “Historia e ndaluar”, nga sot do të jetë në dispozicion të publikut në të gjitha bibliotekat në vend.