Publikohet “Futja kepën” nga DJ Geek dhe Vig Poppa

432

“Futja kepën” është titulli i këngës, të cilën e kanë sjellë në bashkëpunim DJ Geek dhe Vig Poppa.

Deard Sylejmani e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këtij projekti muzikor, producent ekzekutiv i të cilit është Geek.

Vigan Bardhi (emri i vërtetë i Vig Poppa) është kujdesur për muzikën dhe melodinë e këngës, si edhe e ka shkruar tekstin.

‘Beat-in’ e ka bërë Goran Novakovic, derisa për anën vizuale është kujdesur Migjen Caka (Entermedia).

Këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri, është pjesë e videoklipit, i cili është publikuar në kanalin e saj në YouTube.

Comments