Punësime masovike në ndërmarrjet publike që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE-ja?

226
fresco

punesime

Stërzgjatja e bisedimeve për formimin e qeverisë së re, nuk po pengon qeverinë aktuale teknike që të “mbushë” administratën dhe ndërmarrjet publike me punësime të reja, shkruan magazin.com. Për disa javë janë shpallur konkurse për qindra punësime, kurse për çudi konkurse shpallen kryesisht në ndërmarrjet që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE-ja. Sa për ilustrim, NP “Pyjet e Maqedonisë”, ku drejtor është ish deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zharko Karaxhovski, dje ka publikuar konkurs për punësim të 223 personave, transmeton Gazeta Lajm. Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, para ca kohe shpalli konkurs për punësim të 18 punëtorëve. Shërbimi qeveritar për çështje të përgjithshme ka shpallur konkurs për punësim të 9 personave. Mëherët konkurse të ngjashme ka shpallur edhe SHA Ekonomia e Ujërave e Maqedonisë, NP për Rrugë shtetërore, dhe ndërmarje tjera. Meqë konkurset shpallen kryesisht në ndërmarrje që udhëhiqen prej VMRO-DPMNE-së, nuk dihet nëse gjatë pranimit të kandidatëve do të respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.

Comments