PUNËTORËT E FALIMENTUAR BLLOKOJNË RRUGËT PARA GJYKATËS

346
fresco
midle

Dhjetëra punëtorë të falimentuar protestuan para Gjykatës themelore të Shkupit, në përkrahje të koordinatores së tyre Liljana Georgievska, e  cila është thirrur në gjykatë për tu intervistuar. Ajo është e akuzuar për prishje të rendit dhe qetësisë në protestën e të falimentuarve, në njërën nga protestat e vazhdueshme të tyre të vitit 2014 para qeverisë së Maqedonisë. Për dy orë rresht është mbajtur i bllokuar udhëkryqi i bulevardeve para gjykatës nga kjo kategori e punëtorëve të falimentuar, të cilët të revoltuar për statusin e tyre të pa definuar kërkojnë dëmshpërblim nga shteti.

Comments