Punëtorët një muaj në pushim të detyruar

214
fresco
midle
“Jugohromi” nuk do t’i largojë të punësuarit nga puna këtë muaj, por do t’i dërgojë në punësim të detyruar duke u paguar 70% të pagës mujore.
Nga Sindikata e të punësuarve në “Jugohrom” theksojnë se kjo marrëveshje nuk e zgjidh problemin. Ata do t’ia dorëzojnë qeverisë kërkesat e tyre dhe nuk përjashtojnë as protestat gjatë javës.
“Arritëm që këtë muaj punëtorët mos të largohen nga puna. Ata punëtorë që kanë pushimet vjetorë pa shfrytëzuar, t’i shfrytëzojnë, të tjerët të shkojnë në pushim të detyrueshëm, mbeten pra në marrëdhënie pune, por me 70 për qind të rrogës. Por, kjo marrëveshje nuk është e kënaqshme, ne do vazhdojmë me presionet tona, në të ardhmen e shpejtë do bëjmë edhe një protestë, patjetër të protestojmë kundër Ministrisë së Ekologjisë dhe Qeverisë, që të gjejnë zgjidhje, se kjo për vetëm një muaj nuk është zgjidhje. Kemi pritur deri tani se si do jetë vendimi dhe nesër e tutje do të bëjmë kërkesën”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së punëtorëve të “Jugohromit”, Bajram Amiti.
Drejtuesit e “Jugohromit” vazhdojnë të këmbëngulin  për vazhdimin e afatit edhe për 18 muaj të tjerë me arsyetimin se komuna e Jegunocit e ka vonuar dhënien e lejes për ndërtim dhe si pasojë ata nuk kanë mundur që të kenë kohë të mjaftueshme për ndërtimin e filtrave.
Comments