Punëtori bie nga skelet, arrestohet punëdhënësi

170

Në qytetin e Pejës policia ka arrestuar një të dyshuar shqiptar, pasi i njëjti kishte angazhuar disa punëtorë për rregullimin e një skele.

Si pasojë njëri nga pjesëtarët e angazhuar, ka rënë nga lartësia prej 2 metrash dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, transmeton Klan Kosova.

Pas këtij rasti viktima është nxituar për trajtim në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën penale, rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Comments