“Pushteti u mobilizua që rasti i Deharit të shpallej vetëvrasje”

196
fresco

midle

“Pushteti u mobilizua që rasti i Deharit të shpallej vetëvrasje”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, thotë se pushteti është mobilizuar menjëherë pas vdekjes së Astrit Deharit, që ta shpallte këtë rast vetëvrasje.

Sipas Konjufcës, gjithçka kishte nisur me deklaratën e Nexhmi Krasniqit, drejtor rajonal i Policisë në Prizren, që kishte thënë se “Astriti ka ndërruar jetë për shkak të barnave”.

Konjufca thotë se pushteti me deklarata kontroverse u mundua të shpallte vetëvrasje rastin e aktivistit të kësaj partie, që ndërroi jetë në burgun e Prizrenit.

“Një orë pasi ka ndodh rasti i Astritit, pushteti u mobilizua që ta bënte këtë vetëvrasje. Që nga rasti i Nexhmi Krasniqit, që deklaroi se ka vdekur për shkak të barnave. Ka pas koordinim të menjëhershëm të pushtetit që me të gjitha deklaratat të krijohej menjëherë te publiku se ajo që i ndodhi Astritit të shpallej vetëvrasje”, ka thënë Konjufca në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka kritikuar edhe kryeprokurorin Sylë Hoxha për konferencën e mbajtur pas rezultateve të autopsisë.

“Menjëherë pas autopsisë i pat dy fjali që janë në kundërthënie të qartë me njëra-tjetrën. Ai tha Astrit Dehari autopsia ka konstatuar se ai ka vrarë veten, por hetimet nuk kanë përfunduar ende. Me sa e di unë është rregull i hetuesisë dhe Prokurorisë që konkludimi i ngjarjes të jepet në fund të tij”, ka shtuar ai.

Comments