Putin: Më jepni Krimenë, ja ku e keni Kosovën (FOTO)

136

Putin: Më jepni Krimenë, ja ku e keni Kosovën (FOTO)

Moebel THEMA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putinë, në një interviste dhënë gazetës Bloomberg, dy ditë më parë kishte krahasuar Krimenë më Kosovën, duke thënë se po luhet me standard të dyfishtë dhe vendet perëndimore në njërën anë kur bëhet fjalë për Kosovën thonë se duhet dëgjuar vullneti i popullit, kurse për Krimenë nuk e dëgjojnë atë vullnet.

E kjo ka bërë që sot të mbushet ballina e gazetës serbe “Blic”.

Në ballinën e “Blic”citohet Putin: Më jepni Krimenë, ja ku e keni Kosovën, transmeton “Zeri.info”.

Image

Putin gjatë kësaj interviste po ashtu kishte thënë se derisa në Kosovë mund të merret parasysh vullneti i popullit, në Krime jo.

“Perëndimi nuk do ta shohë se në Krime vullneti i popullit – që është 70 për qind i nacionalitetit rus – është që të bashkohet me Rusinë. Disa thjesht mundohen të mos e shohin këtë”, ka thënë Putin.

“Ndërsa në Kosovë mund të merret parasysh vullneti i popullit, në Krime jo. Kjo është tërësisht lojë politike. Megjithatë mund të them se Rusia ka shtyrë përpara dhe e ka në planë të shtyjë përpara vetëm politika paqësore dhe drejt bashkëpunimit”.

Comments