Putin përsëri flet për Kosovën
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur për Kosovën, duke e tërhequr përsëri një paralele me Krimenë, krahinën ukrainase kontestuese mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai ka thënë se Perëndimi nuk dëshiron të njohë vullnetin e popullit në Krime, të cilën e bën kur është në pyetje Kosova, transmeton Koha.net.
“Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Disa nga partnerët tanë nuk po shihet se po e kuptojnë”, ka thënë Putin në një intervistë për Bloomberg.
Ai më tej përmendi shembullin e Krimesë, ku Perëndimi është duke u përpjekur që të mos njohin popullin e Krimesë.
“Ata thjeshtë nuk po duan të shohin. Dhe një vend tjetër, Kosova, shihni si e përdorin vullnetin e popullit. Kjo e gjitha është lojë politike”, ka thënë Putin.