
Pas vendimit të drejtuesve të Flamurtarit për të mos zyrtarizuar Artim Pollozhanin për sezonin e ri në postin e kryetrajnerit, në Vlorë po shqyrtohen disa kandidatë për stolin.
Ish trajneri i Struga Trim Lum, Qatip Osmani, ishte emri i parë që doli në skenë, ndërsa së fundmi, kanë dalë edhe disa emra të tjerë.
Në klub po përflitet edhe një rikthim të ish-trajnerit vlonjat, Gentjan Mezani, që arriti suksesin këtë sezon duke mbajtur Bylisin në Superiore.
Një tjetër emër që ka dalë në skenë, është edhe ai i ish-trajnerit të Apolonisë, Sedat Pajaziti.
Lista nuk mbyllet me kaq, pasi zëra apo sponsorizime merkatoje, në lojë fusin edhe dy ish-milanistë për stolin e Flamurtarit, Kristian Broki dhe Masimo Odo.