Qazimoski i kundërpërgjigjet provokimit në Këshillin e Strugës :Unë jam shqiptar

170

Për herë të parë në këtë përbërje Këshilli Komunal i Strugës, nuk regjistroi debate me konotacion etnik në lidhje me programin vjetor për Kulturë.Të zgjedhurit e popullit pa shumë diskutime ,por me votë unanime i dhanë dritën jeshile programit kulturor gjithëpërfshirës duke u shmangur nga debatet që gjithmon prodhonte kjo cështje transmeton Strugalajm .Objeksion pati nga një pjesë e të zgjedhurëve të cilët u ankuan se duhet më shumë seriozitet kur caktohen mbledhjet e Komisioneve,  sepse ato takime edhe pse janë të konvokuara fillojnë me vonesë, ose në rastin më të keq nuk zhvillohen  fare.Ndërkohë, i vetmi debat që u prodhua në seancën e 44  me radh ishte ai ndërmjet Kryetarit të Këshillit Avdullla Qazimoski i cili në momentin që po votohej programi i Kulturës për vitin 2016 pas votimit të parë i cili ishte unanim, sipas procedurës kërkoi edhe votimin sipas parimit të ‘’Badinterit’’  duke u referuar këshilltarëve të pakicës të votojnë edhe një herë.Në këtë momentë një nga këshilltarët maqedonas , provokon me batutë kreun e Këshillit Komunal të Strugës ,Avdulla Qazimoski duke i thënë që edhe edhe kreu i Këshillit do të duhet të votoj sipas parimit të Badinterit.Në këtë moment Qazimoski pasi i kërkon këshilltarëve  të pakicës të votojnë edhe njëherë sipas parimit të Badinterit i komunikon këshilltarëve se ai është shqiptar .’’Këshilltarët e pakicës do të duhet ët votojnë edhe njëherë sipas procedurës.Jo unë jam shqiptar ju të pakicës në Këshillë do të duhet të votoni edhe njëherë ‘’potencoi Qazimoski i cili vjen si përfaqësues i Llabunishtit në Këshillin komunal të Strugës ku së fundi ka një përballje të nëndhenshme për ndikim elektoral ndërmjet partive shqiptare dhe atyre maqedonase.

Comments