Qëllon ish-të fejuarën me thikë, arrestohet i riu në Tiranë

341

thike

Moebel THEMA

 

Policia e kryeqytetit ka vënë nën pranga një të ri nga Tirana, pasi ka qëlluar me thikë ish-të fejuarën. Për fat të mirë vajza ka arritur të shpëtojë nga rreziku për jetën duke u plagosur në këmbë.

Burime nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit pranë shkollës “Bajram Curri”, ku shtetasi Altin M., u kap në flagrancë pasi e ka qëlluar me thikë në këmbë ish të fejuarën e tij shtetasen A. N., e cila u dërgua në spita; dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Comments