Qeni nxirret i gjallë nga rrënojat, 9 ditë pas tërmetit në Itali (Foto/Video)
Nëntë ditë pas tërmetit tragjik në Amatrice të Italisë qeni i quajtur Romeo është gjetur i gjallë.
Shpresat e pronarëve të tij ishin thuajse të venitura, por teksa ata bashkë me disa anëtarë të forcave zjarrfikëse kishin filluar zhvendosjen e rrënojave janë dëgjuar disa të lehura.
Në Amatriçe asnjë person nuk është gjendur i gjallë nën rrënoja prej 24 gushtit, kur e fundit e gjetur gjallë ka qenë një 4-vjeçare e cila u lokalizua nga një qen policie, i quajtur Leo, transmeton TCh.
Numri i viktimave nga tërmeti i 24 gushtit mund ta kalojë shifrën e 300 personave, pasi shumë prej të plagosurve janë ende në gjendje kritike për jetën.