Qentë e Skënderbeut fërshëllyen himnin, turqit e teprojnë me ndeshjen e mbrëmshme (FOTO LAJM)

420

Ndërkohë që i gëzohen fitores së mbrëmshme, mediat turke janë duken i bërë jehonë edhe disa fërshëllimave gjatë fillimit të këndimit të himnit turk.

Sipas “Fanatik”, këto fërshëllima ishin nga një grup i madh tifozësh, të cilët e shoqëruan gjatë gjithë himnit, por nëse shihen pamjet tifozët nuk e kishin kuptuar ende që filloi këndimi i himneve.

Ndërkohë, lexues të kësaj gazete nuk i kanë përmbajtur sharjet dhe fyerjet ndaj shqiptarëve duke përdorur terma fyes si “qafir-i pafe” apo fjalë të ngjashme.

Disa prej tyre i kanë cilësuar si “qen të Skënderbeut” ata që fërshëllyen himnin duke marrë përgjigjen nga të tjerët “se nuk mund të pritet gjë tjetër nga nipërit e atij që tradhtoi Perandorinë”. /albeu.com/

Comments