Qeveria do ta çojë sërish në Kuvend demarkacionin!

239

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të bëjë përpjekje edhe njëherë për ta përmbyllur çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, duke e ridërguar atë në Kuvend.

Kështu ka bërë me dije vet Mustafa, në një intervistë në “Rubikon” të KTV-së.

Ai ka thënë se marrëveshjen në fjalë do ta ridërgojë sërish në Kuvend, në momentin që do ta marrë raportin përfundimtar nga komisioni i angazhuar për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, raporton GazetaBlic.com

Në momentin që do ta marrim raportin përfundimtar nga komsioni i angazhuar për matjen e territorit të Kosovës, marrëveshjen për Demarkacionin do ta dërgojmë në Kuvend”, ka thënë Mustafa.

Sipas kryeministrit, votat tanimë nuk janë çështej diskutimi, por e rëndësishme për të është që kjo marrëveshej të dërgohet në Kuvend.

Nuk e di a janë votat për ta kaluar këtë marrëveshje, ato nuk më interesojnë më, ajo është përgjegjësi e deputetëve nëse atë duan ta votojnë apo jo”, tha Mustafa./GazetaBlic.com/

 

Comments