Qeveria e re, aktivitetet pritet të nisin nga java e ardhshme
Vendimi për formimin e qeverisë së re ka pësuar ngecje. Deri tani asnjë parti politikë nuk ka dalë me qëndrim të qartë, në mungesë të gjetjes së një gjuhe të përbashkët mes tyre andaj edhe kjo javë kaloi pa ndonjë aktivitet konkret. Aktivitetet pritet të fillojnë nga java e ardhshme.
Nga ana tjetër, LSDM-ja u bëri thirrje të gjitha partive të jetë të vetëdijshme për përgjegjësinë që mbajnë për vendimet e tyre.
Zëdhënësi i LSDM-së kërkoi që populli të bëjë edhe pak durim sepse së shpejti do të formohet qeveria e re.
“Gjatë këtyre ditëve, lutemi për pak durim dhe kijeni parasyshë sensivitetin, LSDM- është e gatëshme për gjetjen e një zgjidhje të shpejt dhe efikase për formimin e qeverisëq së re, qytetarët zgjodhën Qeveri që do ti udhëheqë,Qeveri që do t’i sjellë ndryshimet e nevojshme dhe një Qeveri e tillë do të zgjidhet.Të gjitha subjektet politike që janë të përfshira në proces duhet të jenë të vetëdijshme për gjendjen në të cilën ndodhet Maqedonia, për ndjeshmërinë e situatës dhe të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre” – tha Petre Shilegov nga LSDM.
Nga partia e Gruevskit nuk e diskutojnë fare nëse duhet ti jepet mandatari dikujt tjetër, por ata thonë se mbajta e zgjedhjeve të reja është zgjidhja më e mirë..
“VMRO-DPMNE-ja si fituese e zgjedhjeve do të bëjë përpjekje maksimale që të respektohet vullneti i shumicës së votuesve të cilët i dhanë mbështetje programit tonë. Gjithsesi, VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se mbajtja e zgjedhjeve të reja është zgjidhja më e mirë në drejtim të tejkalimit të krizës dhe kthimin e reformave prioritare në plan të parë”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.
Shilegov i pyetur se a do ta pranoje platformen për shqiptaret, u përgjigj se kur ti jepet mandati partis së tije, ateher do të diskutojnë mbi këtë temë dhe do të sjellin vendim, për momentin ne nuk I kemi kompetencat për nje gjë të tillë.