Qeveria ka nisur me pagesën e tërësishme të kompensimeve nga vërshimet

290
fresco

midle

Ka nisur pagesa e tërësishme e personave të dëmtuar nga vërshimet e muajit gusht, sot ka vendosur Qeveria.

Ashtu si informoi sot zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, pagesa do të realizohet në disa faza, në këtë dhe në muajin tjetër. Me fazën e parë në vlerë prej 118 milion denar do të përfshihen 947 lëndë ose 25 % nga 4.000 lëndët.

“Qytetarët të janë të sigurt se Qeveria do ta realizoje premtimin e dhënë në gusht ku do t`i zhdëmtoje të gjithë ato që janë të përfshirë nga vërshimet” theksoi Gjorgjievi në pres konferencë.

Sipas tij, faza e parë do të duhej realizuar deri në fund të kësaj jave.

Comments