Qeveria ndau edhe 228 mijë euro për invalidët e luftës

270

Qeveria e Kosovës edhe sot ka ndarë sot 228 mijë euro, për rehabilitimin e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fund të muajit maj Qeveria e Kosovës kishte ndarë 300 mijë euro për rehabilitimin e veteranëve të luftës.

“Qeveria ka pranuar një kërkesë nga OVL që të ndajë mjete për pushime verore gjatë kësaj sezone në bregdetin shqiptar. Janë llogaritur që do të shkojnë 1,500 veteranë. Kërkesa ka qenë për 300 mijë euro”, kishte thënë Haradinaj në maj kur kishte ndarë këto mjete.

Comments