Qeveria në detyrë ndan 60 mijë euro për familjarët e punëtorëve që vdiqën në Minierën e Artanës
Ka filluar mbledhja e qeverisë në detyrë.
Në mbledhjen e sotme qeveria Kurti, ka ndarë 60 mijë euro për familjet e dy punëtorëve që vdiqën të martën në Minierën e Artanës, raporton lajmi.net.
Në mbledhjen e Qeverisë nuk është parë asnjë ministër nga radhët e LDK-së.
Ndryshe, mbledhja e qeverisë në detyrë po mbahet një orë para se në Kuvendin e Kosovës të votohet Qeveria Hoti. /Lajmi.net/