Qeveria përgatit zgjidhje ligjore për vetëreklamimin
Fushatat qeveritare të cilat janë me interes publik e që shifrat e tyre tejkalojnë 100 mijë euro në të ardhmen do të emetohen në të gjitha mediumet. Këtë e parasheh propozim ligji i ri për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike. Mënyra se kush sa para do të merr, do të llogaritet me formulë matematikore, ndërsa ndikim do të ketë shikueshmëria. Mediat qw nuk do tw pajtohen me shumwn që do u ndahet nga kulaçi, mund të refuzojnë pjesëmarrjen në reklamim.
“Për shkak të përgatitjeve të planeve mediatike, Agjencia e mediumeve do ta ketë për obligim të grumbullojë të dhëna dhe ta bëjë llogaritjen e pjesëmarrjes në treg, shikueshmërisë dhe dëgjueshmërisë, nga të cilat një pjesë do t’i merr Komiteti maqedonas për matjen e shikueshmërisë, një pjesë tjetër nga agjencitë për matjen e publikut, google analitik, organe publike dhe burime tjera”, tha Marta Tomovska, ministre e shoqërisë informatike.
Tomovska thotë se nevoja për një ligj të këtillë është imponuar nga marrëveshja e Przhinos, por se kjo ka qenë edhe rekomandim nga KE-ja. Nga LSDM kërkuan që të shtyhet miratimi i ligjit deri pas zgjedhjeve. Shumica parlamentare nuk e pranoi propozimin e tyre, pas çka nga LSDM-ja opozitare theksuan se me zgjidhjen e religjore, pushteti në mënyrë legale dëshiron të gjitha mediumet t’i bëjë “tabelë informative”.
“Qëllimi është që të lihet tregu ta definojë kërkesën, të anashkalohet opinioni që të gjykojë se çka është interes publik, të lihen mediumet e jo redaktorët e paguar dhe pronarët të cilët edhe pse kanë miliona, në mënyrë të paskrupullt ta gënjejnë opinionin. Të lihen profesionistët ta kryejnë punën e tyre dhe vetëm në këtë mënyrë, fryma e prioriteteve reformuese në mediume do të dalin në sipërfaqe. Vetëm në këtë mënyrë mediumet ne treg do të renditen sipas profesionalizmit”, deklaroi Tuntev, LSDM.
Nga opozita porositën se në këtë mënyrë të reklamimit cenohet objektiviteti i mediumeve. Nga VMRO-DPMNE thonë se punonjësit e mediave kanë dhënë dritë jeshile për këtë ligj. Si shembull për profesionist, janë marrë gazetarët e Alsat M dhe Telma.
“Nëse janë për ligjin, sipas filozofisë suaj ata janë joprofesionistë. Më jepni përgjigje a janë gazetarët e televizionit Telma dhe ALsat M, profesionistë apo jo, në bazë të kësaj logjike”, tha Despotovski, VMRO-DPMNE.
Miratimi i ligjit sipas pushtetit nuk do të ndikojë në zgjedhje, ndërsa pas tyre, siç thanë nga VMRO-DPMNE, nëse ligji nuk është i mirë, shumë lehtë mund të ndryshohet.