Qeveria: Të gjitha konkludimet për marrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim vlejnë derisa vendi është në gjendje të jashtëzakonshme

640
fresco

Të gjitha konkludimet, në funksion të marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim nga përhapja e Kovid-19 vlejnë deri në përfundimin e periudhës së ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme, informuan sot nga Qeveria.

“Qeveria në seancën e 25-të nga 21 marsi i vitit 2020, përveç konkludimeve të miratuara, në funksion të marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim nga përhapja e Kovid-19, solli edhe konkludim me të cilin konfirmohet se të gjitha konkludimet e sjella në Qeveri me të cilat jepen masa, rekomandime dhe drejtime për të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike të formuara nga shteti, shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore, vlejnë deri në përfundimin e periudhës së ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritare.

Nga Qeveria u sugjerojnë njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike dhe personave tjerë juridikë nga njësitë e vetëqeverisjes lokale , si dhe sektori privat se të gjitha konkludimet, masat, drejtimet dhe rekomandimet në funksion të marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim nga përhapja e Kovid-19 vlejnë deri në përfundimin e periudhës së ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme. .

Comments