Qeveria teknike është model i mirë vetëm para zgjedhjeve

214

qeveria-640x394

Funksionimi i qeverisë teknike e cila duheshte ti organizonte zgjedhjet, ekspertët e vlerësojnë si të suksesshme, edhe pse përvoja ka treguar se ka pasur disa mangësi dhe pengesa në mes të partive politike që kanë marrë pjesë, shkruan REL.Profesori në Fakultetin Juridik në Manastir, Goran Iliq, thotë se qeveria teknike kishtë një karakter të përkohshëm, por në fund të fundit e ka përmbushur qëllimin e saj. Qeveria në të cilën mori pjesë opozita me dy ministra në sektoret e ministrisë së brendshme dhe punës sociale, si dhe me disa zavendës ministra, ashtu si thotë Goran Iliq, ka pasur pengesa gjatë funksionimit, por i ka përmbushrur pritjet për të cilën është formuar dhe në Maqedoni kishte zgjedhje te rregullta dhe të qeta.

“Qeveria teknike ka përmbushur qëllimin e saj, sepse ishim dëshmitar për zgjedhjet për të cilat KSHZ-ja tha se këto zgjedhje kanë përfunduar në mënyrë të rregullut dhe kanë qenë të qeta. Nëse flasim për atë se vallë një qeveri e tillë teknike mund të ekzitstoj dhe për çështje të tjera në atë rast nuk do të kisha rënë dakord”, tha Iliq.

Ai konsideron se një qeveri teknike do të kishte pengesa serioze për të funksionuar dhe thekson se politika qeverisëse formohet nga shumica e mandateve e koalicionit që ka fituar në Kuvend.

Iliq ka deklaruar se qeveria teknike si zgjidhje nuk janë të njohura dhe shmangin thelbin e zgjedhjeve. Këto llojë të marrëveshjeve kalimtare, ashtu si ishte rasti gjatë procesit zgjedhor , sipas tij mundet sërish të ketë vetëm nesë fokusohen në një temë konkrete.
“Nuk ishte e lehtë. Kishte pengesa në funksionimin e qeverisë. Jemi dëshmitar në shfaqjen e armiqësisë në mes të bartësve të funksioneve në ministri nga njëra koalicion, përkundër zëvendës ministrave të partisë tjetër që ka marrë pjesë. Për këto arsye nuk është e këshillueshme për të praktikuar atë për çdo çështje, por nëse bëhet fjalë për një çështje të caktuar atëherë mund të ketë një zgjidhje të tillë” thotë Iliq.

Sipas analizave të tij më këtë lloj të pushtetit nuk mund të sillen ligjet qe kanë rëndësi sistematike. Ai thotë se nuk do të mund të sillen ligje në shëndetësi ose në arsim, sepse do të ketë pengesa serioze për shkak të konfliktit ideologjik dhe armiqësisë politike.
Përpos vërejtjve për armiqësi ekspertët e tjerë kanë kritika edhe për atë se qeveria ende ka pasur mundësi të shrytezoj medota të sofistikuara.
Ismet Ramadani nga Këshilli Euro-Atlantik, thotë se qeveri teknike duhet të ketë edhe në të ardhmen tre muaj para zgjedhjeve dhe t’i përgadis zgjedhjet me qëllim qeveria të mos i shfrytëzoj instrumentet që mund ti përdor dhe të hyj në qeveri me atë përparësi.

“Edhe pse ndoshta diku duke I përdor keto metoda të sofistikuara qeveria arriti ti animojë dhe kushtëzojë ato që do të votonit për ato sepse shumë vitë ka krijuar një klientelë në administratë. Sidoqoftë edhe në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojë me këtë formë të qeverisjes, respektivisht qeveri teknike që do t’I përgadistë zgjedhjet” nënvizon Ramadani.

Comments