Qindra civilë largohen nga Mosuli

407
fresco
midle

Ky është grupi i parë i madh i civilëve, i konfirmuar, që ka ikur nga Mosuli, që prej se Qeveria irakiane të hënën nisi ofensivën për çlirimin e qytetit nga grupi militant, “Shteti Islamik”.

Besohet se në Mosul jetojnë 1.5 milion banorë dhe mbi 5 mijë luftëtarë. Ka frikë se militantët do të përdorin civilët si mburojë njerëzore, teksa forcat irakiane i afrohen Mosulit.

Një zëdhënëse e Agjencisë për refugjatë të OKB-së, UNHCR, ka thënë se mbi 900 njerëz që kanë ikur nga Mosuli për në Siri, tani gjenden në një kamp të refugjatëve.

Ajo tha se është e mundshme që Agjencia ta përdorë këtë kamp si ndalesë të shkurtër, derisa të gjendet një vend i sigurt për ta në Irak.

Ky numër i madh i njerëzve që kanë ikur nga Mosuli tregon se militantët nuk janë në gjendje të ndalin të gjithë njerëzit që duan të ikin.

Po ashtu ka frikë se edhe luftëtarët e IS-it mund të përdorin të njëjtën rrugë për të ikur nga Mosuli.

Të hënën, forcat e Qeverisë irakiane dhe forcat kurde, të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar që po udhëhiqet nga ShBA-të, kanë nisur ofensivën për çlirimin e Mosulit.

Ky qytet ka rënë nën kontrollin e IS-it në vitin 2014.

Comments