QKQ: Minsitritë më pak transparente se komunat

227
Qendra për komunikim me qytetarë, në bazë të një hulumtimi të 97 institucioneve, përfshi 81 komunat 15 ministritë dhe qevrinë, ka nxjerrë në pah se vetëm 45 për qind e tyre publikojnë informacione për punën e tyre në ueb faqet zyrtare, duke u përfshirë në të ashtuquajturën “transparencë aktive”.
Në bazë të këtij hulumtimi, vetëm 39 përqind e institucioneve u janë përgjigjur brenda afatit kohor kërkesave për qasje deri tek ndonjë informatë me karakter publik, përderisa 65 përqind e tyre nuk kanë dhënë asnjë informacion sa i përket raportit financiar për shpenzimin e mjeteve nga arka e shtetit.
Për nga transparenca udhëheq komuna e Kriva Pallankës dhe pas saj radhitet ajo e Velesit, Manastirit dhe Strumicës. Përderisa si ministri nivelin më të kënaqshëm ka treguar Ministria e Pushtetit Lokal, kurse më jo transparente është vlerësuar Ministria e Ekonomisë.
German Fillkov, nga Qendra për Komunikim me Qytetarë, deklaron për Servisin publik se institucionet shumë vështirë japin informacione rreth shpenzimit të mjeteve nga arka e shtetit, por komunat janë më transparente se sa ministritë.
“Në përgjithsi komunat janë më transparente se minsitritë.Në grupin e pare të institucioneve më trasparente janë katër komuna, edhe atë në vendin e pare Kriva Pallanka me 88,1 % transparencë dhe në vend të fundit është komnuna e Çuçer sandevës me 0%.Minsitria më e mirë është në vendin e 19, Minsitria e Pushtetit Lokal, ndërsa minsitria e fundit është ajo e ekonomisë”, tha German Fillkov, nga Qendra për Komunikim me Qytetarë
Edhe pse institucionet e kanë obligim ligjorë transparencën, nuk egzisojnë dënime nëse nuk publikojnë informacione të caktuara, prandaj transparenca mbetet në vullnetin e tyre thekson Fillkov. Mungesa e transparences së Institucioneve të Maqedonisë është apostrofuar edhe në raportet e Komisionit Evropian.
Comments