QKUK hap konkurs për drejtorë të 15 klinikave

86

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpallur konkurs për pozitat e drejtorëve në 15 klinika, për të udhëhequr njësitë kryesore klinike në institucionin më të madh shëndetësor në vend.

Sipas njoftimit, konkursi është hapur për drejtues në këto klinika: Klinika e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, Klinika e Pulmologjisë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike, Klinika e Kirurgjisë Torakale, Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Klinika e Neurologjisë, Shërbimi Klinik i Mjekësisë Nukleare, Klinika e Endokrinologjisë, Klinika e Dermatovenerologjisë, Klinika e Kirurgjisë Abdominale, Klinika e Reumatologjisë, Instituti Para-Klinik, Klinika e Radiologjisë, Klinika e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, Klinika e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike.

Në konkurs theksohet se kandidatët duhet të kenë diplomë universitare nga fusha shëndetësore, të jenë specialistë të lëmisë përkatëse me thirrje akademike ose shkencore, ndërsa në mungesë të tyre mund të përzgjidhen edhe mjekë specialistë me vlerësimin më të mirë gjatë procesit të përzgjedhjes, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Po ashtu, kërkohet që kandidatët të kenë së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave minimum tre (3) vite në pozita drejtuese.

Detajet e tjera i gjeni KETU.

Comments