QSA Kumanovë dhe Muslime Helfen solidarizohen me Hasanbegun, sot nisën furgonin e 12 (Foto)

315

14080981_10154061574394865_366051897_n

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë në bashkëpunim me organizatën gjermane Muslime Helfen sot nisën furgonin e 12 me ndihma në rajonin e Shkupit, gjegjësisht në Hasanbeg, rajon i përfshirë nga katastrofa e vërshimeve që ndodhën me 6 dhe 7 gusht të këtij viti, transmeton TetovaSot.

Me këtë rast, në raundin e sotëm, QSA Kumanovë dhe Muslime Helfen dërguan 100 pako me produkte të nevojshme për 100 familje të prekura nga vërshimet. Pakot përfshijnë : detergjent 3 kg, bombolë gazi e vogël, bocë gazi dhe pampersa për fëmijë.

Ky projekt midis QSA Kumanovë dhe Muslime Helfen do të vazhdoje për dhjetë ditë rresht ku do të përfshihen familjet e prekura nga vërshimet.

Përndryshe, QSA Kumanovë prej ditës së parë të vërshimeve gjendet në terren, ku për çdo ditë ka dërguar nga një furgon me ndihma për të prekurit nga vërshimet.

14012243_10154061511449865_2116102224_n14017925_10154061511144865_1186144744_n14031173_10154061566919865_911192969_n14080906_10154061508849865_714806527_n14080990_10154061509649865_87978846_n

Comments