QSA Kumanovë dhe “muslimehelfen” solidarizohen me Hasanbegun, sot nisën furgonin e 20 (Foto)
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë në bashkëpunim me organizatën gjermane “muslimehelfen” sot nisën furgonin e 20 me ndihma në rajonin e Shkupit, gjegjësisht në Hasanbeg, rajon i përfshirë nga katastrofa e vërshimeve që ndodhën me 6 dhe 7 gusht të këtij viti, transmeton TetovaSot.
Me këtë rast, në raundin e sotëm, QSA Kumanovë dhe “muslimehelfen” dërguan 100 pako me produkte të nevojshme për 100 familje të prekura nga vërshimet. Pakot përfshijnë : detergjent 3 kg, bombolë gazi e vogël, bocë gazi dhe pampersa për fëmijë.
Ky projekt midis QSA Kumanovë dhe “muslimehelfen” do të vazhdoje për dhjetë ditë rresht ku do të përfshihen familjet e prekura nga vërshimet.
Përndryshe, QSA Kumanovë prej ditës së parë të vërshimeve gjendet në terren, ku për çdo ditë ka dërguar nga një furgon me ndihma për të prekurit nga vërshimet.