QSA Kumanovë vazhdon solidarizimin me Hasanbegun, sot nisi furgonin 11 me ndihma (Foto)

187

b

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë sot vazhdoi me dërgimin e ndihmave në Hasanbeg , Kamnik, dhe Haraçinë transmeton TetovaSot.

QSA u solidarizua me banorët e Hasanbegut të cilët nga moti i lig dhe vërshimet, tashmë nuk kanë as ujë të pastër për pirje, por edhe as rrymë elektrike.

Dje u mbush një furgon me ndihma , në produktet me të rëndësishme për situata të këtilla krize: qiri, bukë, ujë dhe pashtetë, ndërsa sot u dërgua furgoni i 11 me produktet e njëjta.

Përndryshe, QSA Kumanovë ka shpallur një aksion për të vazhduar t`i ndihmohet banorëve të prekur nga vërshimet në Hasanbeg, Kamnik dhe në Haraçinë.

QSA Kumanovë veçse ka siguruar një ndihmë të vazhdueshme për një javë rend për të prekurit nga vërshimet.a

Comments