QSA Kumanovë vazhdon solidarizimin me Hasanbegun, sot nisi furgonin e nëntë me ndihma (Foto)
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë sot vazhdoi me dërgimin e ndihmave në Hasanbeg , Kamnik, dhe Haraçinë transmeton TetovaSot.
QSA u solidarizua me banorët e Hasanbegut të cilët nga moti i lig dhe vërshimet, tashmë nuk kanë as ujë të pastër për pirje, por edhe as rrymë elektrike.
Dje u mbush një furgon me ndihma , në produktet me të rëndësishme për situata të këtilla krize: qiri, bukë, ujë dhe pashnëntë, ndërsa sot u dërgua furgoni i nëntë me produktet e njëjta.
Përndryshe, QSA Kumanovë ka shpallur një aksion për të vazhduar t`i ndihmohet banorëve të prekur nga vërshimet në Hasanbeg, Kamnik dhe në Haraçinë.
QSA Kumanovë veçse ka siguruar një ndihmë të vazhdueshme për një javë rend për të prekurit nga vërshimet./TetovaSot/