Quheshin “distile” dhe shërbenin 200 vite më parë për larjen e rrobave sidomos të leshit. Një distil i tillë natyror ka mbijetuar dhe punon ende në Luginën e Bënçës, në Tepelenë.
Ana Bello zbret nga Teqeja Bektashiane e Turanit jo me kuaj, si vajzat e dikurshme, por me një autoveturë të vogël. Është atmosfera e Festes së Bajramit dhe ka sjellë disa nga shtrojet e teqesë për t’i larë.
Ana i tha korrespondentin të Zërit të Amerikës Raimond Kola se në fshatin e saj Qesarat tradita e punimit të leshit ruhet ende.
Pasi bisedon me Kristinën,të zonjën e Distilit, Ana do të kthehet sërish një ditë më vonë për të marrë shtrojet e lara.
Uji bie me presion dhe Kristina Bleta fut herë pas here shtrojet e leshta për t’i nxjerrë të bëra dritë.
Kjo zonë ruan mjeshtëri disaqindravjecare që disa organizata mjedisore synojnë t`i ruajnë në formën e një ekomuzeumi.
Quheshin “distile” dhe shërbenin 200 vite më parë për larjen e rrobave sidomos të leshit. Një distil i tillë natyror ka mbijetuar dhe punon ende në Luginën e Bënçës, në Tepelenë. Alma Bello zbret nga Teqeja Bektashiane e Turanit jo me kuaj, si vajzat e dikurshme, por me një autoveturë të vogël. Është atmosfera e Festes së Bajramit dhe ka sjellë disa nga shtrojet e teqesë për t'i larë. Ana i tha korrespondentin të Zërit të Amerikës Raimond Kola se në fshatin e saj Lazarat tradita e punimit të leshit ruhet ende. Pasi bisedon me Kristinën, të zonjën e Distilit, Alma do të kthehet sërish një ditë më vonë për të marrë shtrojet e lara. Uji bie me presion dhe Kristina Bleta fut herë pas here shtrojet e leshta për ti nxjerrë të bëra dritë…Kjo zonë ruan mjeshtëri disaqindravjecare që disa organizata mjedisore synojnë t`i ruajnë në formën e një ekomuzeumi.
Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Freitag, 1. September 2017