Sipas ministrit të MPB lehtëson udhëtimin Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar draft-konceptin për letërnjoftim i cili parasheh që qytetarët e Kosovës të pajisjen me letërnjoftim që nga momenti i lindjes.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashit kjo ndihmon dhe ofron lehtësira në udhëtim.
“Qëllimi i hartimit të këtij koncept dokumenti është të parashihet e drejta që pajisja me letërnjoftim të bëhet që nga momenti i lindjes së fëmijës.
Kjo ndihmon dhe ofron lehtësira në udhëtim dhe kjo lidhet edhe me planin e punës së Qeverisë”, tha para kabinetit qeveritar Gashi në mbledhjen e sotme të qeverisë.