Qytetarët e Maqedonisë do të punojnë në Gjermani pa pasaportë të BE-së

454
fresco

Qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës nga 1 janari 2018 do të munden të punojnë legalisht në Gjermani vetëm me dokumente të shteteve të tyre, respektivisht pa pasur pasaportë të BE-së, shkruan Republika.mk. Sipas këtij portali, ky informacion është për hapur në rrjetet sociale, por nuk është konfirmuar zyrtarisht, transmeton Gazeta Lajm. Aty thuhet se qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës do të mund të punojnë në vendin më të zhvilluar të BE-së nese sigurojnë punë përmes agjencive për punësim, pa pasur nevojë të kenë pasaportën e ndonjerit vend anëtar i BE-së.

Comments