Qytetarët e Mitrovicës besojnë se përmbysja e dhunshme e murit mbajtës, që është i vendosur në afërsi të urës kryesore Ibër në Mitrovicë mund të rrisë tensionet në qytet dhe të shkaktojë destabilizimin e situatës në veri të Kosovës, transmeton portali arbresh.info nga mediat serbe.
Muri në pjesën veriore të Mitrovicës është ndërtuar si pjesë e rivitalizimit të rrugës kryesore në këtë qytet si pjesë e marrëveshjes në Bruksel për lirinë e lëvizjes, thuhet në këto media.