Qytetarët, shporta konsumatore gjithnjë e më e varfur

341
fresco
Qytetarët, shporta konsumatore gjithnjë e më e varfur

midle

Entit Shtetëror i Statistikave ka njoftuar se paga mesatare mujore neto në muajin gusht arrin në 22.294 denar dhe krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar është shënuar rritje për 1.9 % .

Por qytetarët ankohen se  çmimet e larta dhe papunësia vazhdojnë të varfërojnë edhe më tej shportën e konsumatorit.

“Cfar pare ku tmar pare kam bërë 70 vjet skam asnji denar ne xhep ku të gjej pare kam 20 banor në shpi dhe asnji spunon qfar pare”.

“Ka disa çmime të larta por disa jan edhe te ulta”.

“Cmimet sipas standardet ktu jan të larta , papunsi e madhe”

“Cmimet lir jan nuk jan shtrejt por populli ska pare” – thane disa nga qytetarët  e intervistuar nga TVM2.

Ulja e fuqisë blerëse të qytetarëve këto ditë ka ndikuar drejtpërdrejt edhe ndaj punës së tregtarëve.

Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për një familje 4 antarëshe shpenyimet për banim, për higjien, transport , kultur, veshmbathje dhe shëndetsi, për në muaj nevojiten 32 mijë denar.

Comments