Qytetari nga Prishtina dyshon se ia ndërruan emrin me një të vdekur

473
fresco

Një qytetar nga Prishtina nuk ka munduar të votojë sot.

Ai është ankuar dhe po dyshon se e kanë ndërruar emrin e tij me emrin e një personi të vdekur.

Në një lidhje direkte për T7, ky qytetar që kishte për të votuar në Fakultetin e Filologjisë ka thënë se nuk e gjeti emrin e tij, e për këtë sot nuk do të mund të votojë sot.

“Për këtë duhet ta pytni KQZ nuk e gjetëm emrin në listë, na kanë ndrru vendvotimet se nuk e di ku votoj, duhet me shku drejtpërdrejtë në punë, se e hupi në punë, mu më kanë hjekë prej liste e kanë shti një të vdekur”, ka thënë ai.

“Nënën e gjetëm në listë, por, mu më kanë ndrru me një të vdekur, mu më kanë hjek e kanë shti dikë të vdekur, qysh e kanë zakon me e bo gjithë”, ka thënë ai.

Comments