Qyteti heq dorë nga festimi i Vitit të Ri, paratë shkojnë për fëmijën me tumor

151
fresco

midle

Vendimi i njeriut të parë të një qyteti të vogël në Bosnjë që paratë e destinuara për festimin publik të Vitit të Ri të përdoren për trajtimin e një fëmije të sëmurë rëndë, ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut si në vend ashtu edhe jashtë. Në fund, propozimi është publikuar në media shumë shpejtë është bërë një projekt i vërtetë rajonal humanitar. Paratë që do të shpenzoheshin për festimin e Vitit të Ri, Komuna e Kakanj do t’i ridestinojë në llogarinë bankare të një djali 7-vjeçar që vuan nga një tumor në tru. Reagimi i publikut ndaj këtij lajmi ishte i menjëhershëm. Të gjitha paratë e nevojshme për operim që kapin një shifër pothuajse të paimagjinueshme prej 130,000 markash (në Bosnjë ende flasim me marka që nga koha kur kjo monedhë ishte dominante në qarkullim në vendet e ish-Jugosllavi – shën.red) janë mbledhur brenda 24 orëve, njofton N1.

Shembulli i qytetit Kakanj jep shpresën që pavarësisht faktit se njerëzit janë ngarkuar me problemet e kohës në të cilën ata jetojnë, ende nuk e kanë humbur ndjenjën për të bërë vepra të mira.

Kryetari i Komunës së Kakanj, Nermin Mandra, njeriu, veprimi i pazakontë i të cilit shkaktoi një përgjigje të menjëhershme tek publiku, pajtohet me këtë dhe thekson se paratë për festimin e Vitit të Ri ishin vetëm një shumë e vogël e sasisë që kërkohej. “Bëhet fjalë për një shumë prej 8.000 markash, por që ne e dinim se trajtimi kapte koston prej 130,000 markash.

Comments