Urim SALIHU
Maqedonia i tregoi botës se nuk ka ndryshuar.Maqedonia tregoi racizmin kundër shqiptarëve dhe shpërfilljen ndaj tyre.Ata deshtën që në një eveniment të madh futbolli ku peshonin miliarda para të futbollistëve më të shtrenjtë të globit dhe që fokusi i gjithë botës ishte në Shkup, nuk deshtën të duket asnjë element shqiptar.Treguan ekskluzivitetin maqedonas.N’a mposhtën edhe kësaj rradhe.Cfarëdo të thonë tani, na poshtëruan.
Kjo nuk përbën një skandal, por një tragjedi dhe nëpërkëmbje ndaj një populli që shfrytëzohet dhe hidhet si plaçkë.Shqiptarët u hodhën si plaçkë, si të parëndësishëm, dhe asnjë subjekt shqiptarë nuk ka dalë ta dënojë ashpër këtë shpërfillje të tmerrshme.
Kjo sepse për partitë shqiptare ekziston Faktori Ndërkombëtarë, një maskë e ndyrë e tyre për të mbuluar inferioritetin,pra subjektet shqiptare .Por Faktori Ndërkombëtarë ekziston edhe për maqedonasit.Ata mbrëmë n’a fundosën , n’a nënçmuan.Ne u ndjemë si skllevër të maqedonasve që na poshtërojnë si të duan.Klubet e mëdha evropiane do ikin me imazhet e valles maqedonase dhe nuk do t’a kuptojnë kurrë nëse ekzistojnë shqiptarët në shtetin ” multietnik”.Por tragjedia tjetër është : a do shumëfishohen votat shqiptare në zgjedhjet lokale për një parti maqedonase sepse ne që nuk dijmë të dënojmë aktet raciste, ne servilohemi dhe për më shumë ne i japim shpirt atyre që na shtypin dhe shtirremi se jemi patriotë dhe nuk ka ndodhur gjë.