Radhë të gjata për vaksinën e gripit, poliklinika “Bit Pazar” vaksinon 600 qytetarë në ditë

51
fresco

Është 78 vjeç dhe ka ardhur të vaksinohet kundër gripit.

-A ndjeheni më mirë kur vaksinoheni? Po më mirë. Gripin a e kaloni më lehtë kur vaksinoheni? Po më lehtë.

Radhën për imunizim po e presin edhe të moshuar të tjerë në Poliklinikën e Bit Pazarit.

-Po mosha jonë duhet të vaksinohet, sepse ofrohet mbrojtje me vaksinim gjithsesi.

-77 vjeç dhe 79. A vaksinoheni vit për viti? Ky është viti i tretë.

Përpara se të vaksinohen mjekët u bëjnë pacientëve disa pyetje për të parandaluar ndonjë komplikim të mundshëm.

-Vitin e kaluar a jeni vaksinuar? Po. Tani a mos jeni të sëmurë? Jo. Terapi me antibiotikë? Jo. Mirë, merreni letërnjoftimin.

Në Poliklinikën e Bit Pazarit në nivel ditor vaksinohen rreth 600 qytetarë.

“Javën e kaluar kishte 300 pacientë në nivel ditorë, po punohet në dy ndërrime, nga ora 8 deri në orën 19 pasditë. Vaksinoheshin nga 300 persona e tani për shkak të interesit të zmadhuar nga e hëna e kësaj jave, vaksinojmë nga 500 – 600 pacientë në nivel ditorë. E shihni edhe në korridorë nuk ka pritje të gjata, po shkon shpejtë, vijnë në teriminin e tyre. E tani meqë është periudha e virozave dhe gripit, nëse janë të sëmurë, kanë temperaturë ose kollitje – atëherë duhet të dinë se mund të vijnë edhe një muaj pasi t’u kalojë termini”, tha Sanja Cilevska Mlladenovska – doktorëshë.

Ministria e Shëndetësisë informon se interesi për vaksinimin kundër gripit sezonal është në rritje të vazhdueshme. Deri më tani, mbi 70 mijë qytetarë janë regjistruar, dhe më shumë se 22 mijë persona janë vaksinuar në të gjithë vendin. Vaksinimi kryhet në 35 pika vaksinimi, pesë prej të cilave janë në Shkup. Të gjithë qytetarët e interesuar mund të regjistrohen përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut të tyre të kujdesit shëndetësor.

Comments