Radhë të mëdha në kufirin në Jazhincë për në Kosovë(Foto)

224

;-['['

Janë krijuar radhë të mëdha në kufirin në Jazhincë të Tetovës, rrugës për në Kosovë, shkruan TetovaSot.

Qytetarët që sot kanë vendosur të kalojnë kufirin dhe të shkojnë për në Kosovë po ndihen të lodhur nga pritjet e gjata, ndërsa sidomos lodhjen nga pritjet në kufi po e ndjejnë gratë shtatzëna dhe më të moshuarit.

Apelohet deri te institucionet kompetente që të riorganizohet puna administrative në këtë pikë kufitare, me qëllim shtimin e efikasitetit dhe zvogëlimin e pritjeve në kufi./TetovaSot/

64u67

Comments