Në pikat pagesore të autostradës Shkup- Kumanovë mund të vërehen kolona prej disa kilometrave.
Për shkak të riparimit të njërit shteg, në pikat e pagesave krijohen radhë të gjata, ku qytetarët detyrohen të presin madje deri në gjysmë ore. Situata e këtillë tek udhëtarët shkakton nevrikosje dhe revolt.
Një prej shkaqeve për rradhët e gjata është se në këtë periudhë ka frekuentim më të madh të trafikut për shkak të pushimeve verore dhe për shkak se Maqedonia përdoret si transit i koridorit 10.
Gjithashtu korriku dhe gushti janë muajt kur pjesa më e madhe e kurbetçarëve nga vendet evropiane vijnë për vizitë në familjet e tyre.