Radikalët serbë protestojnë kundër Bidenit, Sheshel e quan atë armik të Serbisë

113

Moebel THEMA

protesta-ne-serbiiii_1471373673-5022268

Pjesëtarë të Partisë Radikale serbe ishin mbledhur sot në afërsi të Presidencës së Serbisë në Beograd për protestuar kundër vizitës së Joe Bidenit në Serbi,

Ata kanë protestuar kështu sepse, siç ka theksuar lideri i kësaj partie Vojsilav Sheshel sepse” Biden e ka fëlliqur vendin e shenjtë serb”.

Ai ka vlerësuar se “populli serb nuk e do Bidenin, e urren, se mban ndër mend rolin e tij në bombardimin e Serbisë në vitin 1999 si dhe përpjekjen e tij për pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Krimineli i tillë sërish merr nderimet shtetërore” ka thënë Sheshel, përcjell FoNEt dhe ka shtuar se Biden “është armik i popullit serb ndërsa e ka quajtur vrasës të fëmijëve, përdhunues, agresor e xhelat”.

Ai i ka ftuar serbët në Amerikë të votojnë për kandidatin e Partisë Republikane Donald Trump.

“Votoni për Trumpin, votoni për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Sheshel.

Comments