Rafale të shtënash në rrethinën e Kumanovës


Krisma nga armë zjarri, janë dëgjuar në Likovë, rajonin e Kumanovës. Të shtunën në ora 12:45 minuta, në stacionin policor në fshatin Mateç 62 vjeçari R.M. nga Kumanova dhe 60 vjeçari R.M. nga fshati Rramanli, kanë njoftuar policinë se të njëjtën ditë rreth orës 11 e 30 minuta në Fshatin Zllakuqan të Likovës, kanë ardhur gjashtë persona dhe pas një zënke verbale lidhur me prerjen e drunjve, kanë gjuajtur me armë zjarri para këmbëve të tyre, shkruan Gazeta “Lajm”.
Më pas gjashtë personat, janë larguar me veturat e tyre “Audi” dhe “Golf”, në drejtim të panjohur. Për fat të mirë nuk ka të plagosur në këtë incident.