Ragmi Mustafa për shkarkimin e Shqiprim Arifit: Modeli yt mos të përsëritet kurrë
Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës ka reaguar pas shkarkimit të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi.
Ai ka thënë se siç erdhi ashtu po ikën.
“Siç erdhi ashtu po ikën. Episod i trishtë”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka thënë se pas 8 viteve, veq dy të mira bëre: që modeli yt mos të përsëritet kurrë dhe që po ikën me bishtin ndër shal e i turpëruar.
“Turpërove shqiptarët, Turpërove Diasporën e Turpërove Preshevën”, ka shkruar Ragmi Mustafa.

