Rajoni solidarizohet me Maqedoninë
Me rastin e stuhisë katastrofale që kaploi rajonin e Shkupit, telegram ngushëllimi presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dërguan presidentë të disa shteteve nga rajoni dhe bota, kumtoi sot kabineti i tij.
Ngushëllime për viktimat në stuhi, dje dërgoi edhe kryetari i komunës së Selanikut, Janis Butaris.
“Të jeni të bindur se komuna e Selanikut edhe krahas ngarkesës së madhe për sigurimin e ndihmës humanitare për disa mijë emigrantë dhe refugjatë, është e gatshme dhe ka vullnet të bashkëpunojë me institucionet kompetente të vendit tuaj, me qëllim të lehtësimit dhe ndihmës për qytetarët e prekur nga stuhia. Do ta vlerësonim përderisa i theksoni nevojat konkrete nga ndihma jonë dhe mënyrën për mbështetje të cilat i vlerësoni si më përkatëse që të jemi më efikas dhe të suksesshëm”, shkruan në telegramin e kryetarit të komunës së Selanikut, Butaris.
Ngushëllime familjeve të viktimave nga fatkeqësia elementare ka shprehur edhe presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, duke theksuar se tragjeditë të këtij lloji tregojnë se sa është e rëndësishme të jemi të bashkuar në momente të vështira.
Shprehje të solidaritetit dhe ngushëllimit dërgoi edhe kreu i Shqipërisë, dhe njëherit shprehu gatishmërinë të ndihmojë Maqedonisë, për tejkalimin e pasojave nga stuhia me bilanc tragjik, transmeton Kosovapress.
Ngushëllime familjeve të viktimave dhe mbështetje për tejkalimin e gjendjes tragjike, në emër personal dhe në emër të popullit slloven dërgoi edhe presidenti i Sllovenisë Borit Pahor.
Shprehjet e keqardhjes dhe ngushëllime për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga stuhia dërgoi edhe Republika e Turqisë, Republika e Polonisë, Republika e Kroacisë, Hungaria, Bosnja e Hercegovina, Vatikanit, Republikës së Bjellorusisë, Mbretëria e Marokut si dhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s Irina Bokova.
Në një bisedë telefonike me presidentin Ivanov, ngushëllime për viktimat dërgoi edhe presidenti malazez Filip Vujanoviç, kumtoi kabineti i presidentit të Maqedonisë.