Rakitiç kërkohet nga Mourinho

135

Rakitiç kërkohet nga Mourinho

Jose Mourinho duket se nuk ka të sosura me kërkesat e tij tek Manchester United. Emri më i fundit që ka rënë në radarët e “special one” është Ivan Rakitiç, Kroati i Barcelonës.

Rakitiç është një ndër lojtarët kryesorë tek Barcelona, ai u ble nga Sevilla për të zëvendësuar Xavin dhe këtë gjë e ka bërë më së miri.

28-vjeçar-i ishte dhe shënuesi i golit të parë në finalen e Champions Leagues të fituar nga “katalanasit”.

Comments