
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes rrjetit social Facebook ka rikujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin, si një shqiptar të ndershëm dhe patriot.
Më poshtë postimi i plotë i kryeministrit Rama:
“Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai ia doli aty ku shumëkush nuk ia del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjlit.
Lamtumirë mik i mirë!”, përfundon postimi i kryeministrit Edi Ramës.

