Rama dhe Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Selim Muçës

235
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Haxhi Selim Muçës, ish-kreut të Komunitetit MyslimanShqiptar.

Rama shprehet se Muça “e udhëhoqi për shumë vite Komunitetin Mysliman Shqiptar, me urtësinë e kthjelltësinë e një lideri të butë por të vendosur, në mbrojtjen e esencës paqësore të porosive të Profetit dhe të thesarit të bashkëjetesës harmonike mes feve në Shqipëri”.

“E paç siç e ke ëndërruar udhëtimin pas ndarjes nga kjo botë, miku im i respektuar Selim Muça”, shkruan Kryeministri, në një postim në rrjetet sociale.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka dërguar telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Haxhi Selim Muçës Ai thotë në telegramin e tij se HaxhiSelim Muça ishte një prej pionerëve që ringriti besimin mysliman në Shqipëri.

“Me hidhërim të thellë mësova për lajmin e ndarjes nga jeta të Haxhi SelimMuçës.

Haxhi Selim Muça ishte një nga pionierët që punuan fort‎ e me përkushtim për ringritjen e besimit mysliman në Shqipëri. Duke nisur që nga fillimet e viteve ‘90, duke vazhduar me detyrat e ndryshme që ka mbajtur në strukturën e komunitetitmysliman e deri në Kryesinë e tij si kryetar, Haxhi Selim Muça ka qenë një shembull për t’u kujtuar i punës, i fjalës dhe i besimit.
Kohët e ndryshimeve të mëdha kanë nevojë për njerëz të mëdhenj. Haxhi SelimMuça ishte një njeri që madhështinë e gjente tek besimi dhe përkushtimi në besim.

Ikja e tij ka dëshpëruar të afërmit dhe familjarët e ngushtë, miqtë e bashkëpunëtorët e tij të shumtë, ‎sepse është ikja e një njeriu të mirë. KomunitetiMysliman, besimtarët myslimanë,pordhe miqtë e shumtë të të gjitha besimeve, do ta ndjejnë mungesën e tij.‎ Ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata. Ngushëllimet më të ndjera për familjarët e tij të afërt!”, shprehet Meta.

Haxhi Selim Muça e drejtoi KMSH-në për një periudhë 10-vjeçare (2004-2014), ndërsa iu nda nga jeta sot në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, prej së cilës vuante prej kohësh.

Comments